Vdes fëmija i tetë nga dollapët e “Ikea”-s, kompania i tërheq nga tregu

Dyvjeçari Jozef ishte ulur për një sy gjumë në dhomën e tij, por kur babai hyri për ta kontrolluar, vogëlushi kishte mbetur i shtrirë nën një orman të prodhuar nga “Ikea”.

Tragjikisht, djali i vogël me “buzëqeshjen e tij ngjitëse, fytyrën e ëmbël dhe shpirtin aventuresk”, vdiq më 24 maj të këtij viti, shkruan KidSpot.

Vdekja e fëmijës nga Kalifornia në SHBA, ka ngritur dyshime nëse “Ikea” me të vërtetë ka bërë aq sa duhet që të heqë nga tregu këtë lloj ormani, kur u njoftua për herë të parë vitin e kaluar se nuk janë të sigurta për fëmijët.

Pas vdekjes së Jozefit, kompania suedeze ka rritur ndërgjegjësimin, duke kërkuar nga klientët që të sigurojnë ormanët ose t’i rikthejnë ato te shitësit.

Tërheqja është kërkuar të bëhet për ormanët mbi 60 cm të lartë dhe më të vogël se 75 cm.

Jozef është fëmija i tetë që ka vdekur si pasojë e gabimeve në prodhimin e pajisjeve nga “Ikea”.