Ushqimet që largojnë problemet nga lukthi

Pothuajse gjithmonë si pasojë e gabimeve tona ushqimi shndërrohet në armikun e trupit tonë, por nëse e dimë se çfarë dhe kur të hamë, atëherë ushqimi shndërrohet në melhem ose ilaç për sëmundjet dhe problemet e ndryshme shëndetësore. Në vijim ju paraqesim ushqimet që zbutin problemet me lukth

Bananet

Për shumicën kjo është pema e preferuar, sidomos pas ushtrimeve. Pos se është burim i energjisë, bananet lehtë treten dhe nuk e rëndojnë lukthin. Pasi që përmban pektinë ndihmon edhe në punën e zorrëve. Nëse keni probleme me lukth, gjithsesi se ju këshillojmë të hani banane!

Papaja

Shkaku i enzimave si papaina dhe kimopapaina, të cilat e rregullojnë thartirën e lukthit, papaja ka arritur në majën e ushqimeve të shëndetshme për lukthin. Qetëson lukthin dhe shëron kapsllëkun, jo vetëm si fryt, por edhe në formë të suplementeve. Ndikimi i shijshëm dhe freskues i papajës është gjithsesi i mirëseardhur edhe gjatë ditëve të ngrohta verore.

Orizi i bardhë

Kur aktivitetet në lukth fillojnë të dalin jashtë kontrollit sugjerohet që të hani ushqim si orizi i bardhë, patatet e ziera, si dhe një ndër aleatët më të mirë për lukthin e shqetësuar, bukën e thekur. Pos se nuk irriton tretjen e çrregulluar, ky ushqim parandalon diarrenë duke thithur lëngjet dhe duke forcuar jashtëqitjen.

Xhenxhefili

Xhenxhefili, ose si e thërrasin ndryshe edhe “hudhra kineze”, zbut mundimet dhe të vjellat shkaku i substancave kimike që i përmban si dhe shijes pikante pakëson ngërçet në lukth. Mund ta konsumoni në formën e freskët apo edhe në pluhur, por jo më shumë se katër gramë brenda ditës.

Çaji bimor

Një gotë me çaj të ngrohtë ndikon në qetësinë dhe shëndetin e njeriut më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa që kamomili dhe menta arsyetojnë reputacionin e tyre. Vaji që gjendet në mentë relakson muskujt e tensionuar dhe pakëson ngërçet. Ndërsa që efektet qetësuese të kamomilit janë ndër të parat që njihen në mjekësinë e shkruar popullore.

Jogurti

Shumica e prodhimeve të qumështit nuk sugjerohen atëherë kur keni problem me lukth, por se jogurti përbën një përjashtim dhe lirisht mund ta konsumoni. Nëse përmban edhe kulturat aktive që e shtojnë sasinë e “baktereve të mira” procesi i shërimit të lukthit do të jetë shumë më i shpejtë dhe shumë më efikas.