Tahiri: Nuk mund të ketë dialog përderisa Daçiqi me shokë nuk e ndalin luftën ndaj Kosovës

Tahiri: Nuk mund të ketë dialog përderisa Daçiqi me shokë nuk e ndalin luftën ndaj Kosovës
Autori: Lajmi.net Lajme, Politikë21:09, 31 October 2017

Njohësi i pushtetit lokal, Besnik Tahiri ka akuzuar zyrtarët e lartë serbë se po bëjnë luftë speciale ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se dialogu nuk mund të bëhet përderisa kjo luftë vazhdon nga Daçiqi me shokë, transmeton lajmi.net

“Nuk mund të ketë dialog të lehtësuar nga Brukseli përderisa Dacici me shokë nuk e ndal luftën speciale kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, BE-ja duhet ta trajtoj seriozisht çasjen armiqësore ndaj Kosovës.

“Bashkimi Evropian duhet seriozisht ta trajtoj qasjen armiqësore të Beogradit zyrtar karshi Kosovës, sidomos pas lajmit të fundit që Surinami ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.Stop kësaj farse që na ka bllokuar tash e një dekadë!!!”, ka