“Stupcat” braktisin RTK-në, ja ku do të shfaqen tash e tutje (Video)

Një nga serialet komike më të pëlqyera i prodhuar nga grupi humoristik “Stupcat”, nuk do të shfaqet më në RTK.Seriali “Egjeli”, një prej serialeve më të shikuara shqiptare, prej datës 26 nëntor do të fillojë me shfaqjen e premierave ekskluzivisht në GjirafaVideo, shkruan Magazina.al

Kjo është bërë e ditur edhe gjatë nje ndeje të organizuar të hënën mbrëma nga Gjirafa dhe Stupcat bashkë me partnerët e tyre, ku u tha se tash e tutje seritë e reja të “Egjelit” dhe gjitha projektet e ardhshme të “Stupcave” do ta shfaqen vetëm në platformën “Gjirafa ku stupcat tashmë kanë marrë miliona shikime për një kohë shumë të shkurt.

Duke klikuar në hapsiren më poshtë keni mundesi të shikoni videon: