Shpend Ahmeti thotë se LDK-së po i vjen inat që VV lidhi koalicion me AKR-në

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është i mundshëm edhe një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërsa sa i përket koalicionit VV-AKR i cili u lidh sot, ai ka thënë se LDK-së i vjen inat se po vazhdohet bashkëpunimi me këtë parti.

“Atyre ju ka ardh inati që vazhdon bashkëpunimi, Selim Pacolli ka bërë fushatë tejet pozitive dhe optimiste. Ai asnjëherë nuk e ka përdorë fushatën që të më sulmojë, ne kemi nevojë për një qeverisje stabile e cila i garanton 4 vite qeverisje Prishtinës. Unë jap përgjegjësi edhe për subjektet që hyn në koalicion”, ka thënë Ahmeti në RTV Dukagjini.