Shpend Ahmeti falënderon diasporën

epa06282029 Shpend Ahmeti, acting mayor of Kosovo's capital Pristina and member of the biggest opposition party Self-Determination (Vetevendosje), casts a ballot at a polling station in Pristina, Kosovo, 22 October 2017. Some 1.8 million voters are called to take part on the first round of municipality elections to elect mayors and assembly members. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar diasporën, që sipas tij e kanë votuar 87 %, shkruan albinfo.ch.

“Nga të gjitha votat me zarf nga diaspora për Prishtinë 87 përqind kanë votuar për ne. Ju faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ahmeti së bashku me Arban Abrashin më 19 nëntor do të ballafaqohen sërish në raundin e dytë apo në balotazh.

Kryetari aktual i Prishtinës në zgjedhjet lokale fitoi 37.572 vota, derisa Abrashi i LDK-së 31.126 vota.

Më 19 nëntor do të zhvillohen garat në 19 komuna të Kosovës, derisa në 19 komuna tjera, dilema është zgjidhur që në raundin e parë.