Shokuese/Shikoni si rrihet gruaja me kamxhit vetëm sepse tradhtoi bashkëshortin (Video)

Ligji i ashpër i sheriatit është ende në fuqi në disa vende në Azi. Një skenë aspak e këndshme ofrohet edhe në ditët e sotme nga ky ligj në Indonezi.
Një grua gjunjëzohet para një personi që ka një kamxhik në dorë përpara një turme me njerëz në provincën Aceh. Ajo akuzohet për tradhti bashkëshortore nga zbatuesi i ligjit i maskuar i sheriatit. Për këtë ajo duhet të goditet fort me kamxhik nga zbatuesi i maskuar i sheriatit, i njohur si ‘algojo’.
Gruaja është e detyruar të bie në gjunjë para se të fillojë ndëshkimi i saj dhe goditet deri në 29 herë për krimin e kryer.
Këto imazhe tregojnë gruan, e cila nuk i përballon dot goditjet e zbatuesit të ligjit duke rënë pa ndjenja në mes të skenës së improvizuar.
Dënimet barbare, që ndodhën sot në Banda Aceh, janë të fundit që dalin nga provinca e vetme në vend për të zbatuar dënimin islamik.
Pavarësisht se 90 përqind e 255 milion njerëzve që jetojnë në Indonezi e përshkruajnë veten si muslimanë të moderuar, në këtë vend lejohet ende ligji brutal i sheriatit
Njerëzit goditen me kamxhik dhe burgosen për një sërë veprash, duke përfshirë bixhozin, pirjen e alkoolit, seksin e homoseksualëve ose ndonjë marrëdhënie seksuale jashtë martesës.