Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, zgjedhjet për kryetar në fund të shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm e cila filloi sot në orën 11:30. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni ka thënë se kjo nuk është hera e parë që mbledhjet mbahen pa qenë i pranishëm edhe kryetari.
“Kryetari Visar Ymeri na ka kontaktuar na ka uruar punë të mbarë. Proceset demokratike janë të tilla kanë mes tyre ndonjë mospajtim. Vetëvendosje është në fazën e konsolidimit. U vendos që të shpallen zgjedhjet për kryetar, obligim ky i cili ka qenë edhe me Statut, pasi Visar Ymerit i përfundon mandati në muajin shkurt”, ka thënë Hyseni.