Nesë keni shpesh dhimbje koke, atëherë këto mund të jenë shkaktarët

Dhimbjet e kokës janë nga më të ndryshmet, por më poshtë ne ju tregojmë llojet e tyre, të cilat mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj.

Sinusi: Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga sinusi. Dhimbja ndjehet në ashtin e vetullave dhe faqeve.

Grumbullimi i gjakut: Dhimbja ndjehet brenda njërit sy dhe përreth tij.

Tensioni: Dhimbja ndjehet si një puls në kokë.

Migrena: Dhimbja ndjehet në gjysmën e kokës, duke çuar edhe në mpirje të asaj pjese.

Gjithashtu, dhimbja e kokës mund të jetë tregues i diçka serioze dhe është mirë që nëse keni dhimbje të madhe të kokës vazhdimisht të kontrolloheni tek mjeku. Problemet serioze të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke janë mpiksja në kokë, gjakderdhja në tru ose fillimi i një sulmi në tru