Ky është shqiptari që humbi jetën në përmbytjet në Greqi, del foto (foto)

Ky që shihni në fotografi është Petro Koleci. Shqiptari, i cili ishte në mesin e viktimave të përmbytjeve që prekën Greqinë.

Mësohet se 28-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në mëngjes herët për të shkuar në punë.

Zjarrëfikëset gjetën trupin e tij të pajetë në Gjirin e Elefsinës.

Petro Koleci nga fshati Kodër i Sarandës mësohet se prej 25 vitesh jetonte në zonën e Mandras në Athinë ku dhe punonte si hidraulik.

19 persona humbën jetën Per te pare videon klikoni me poshte