Kik-boksieri Ahmetaj bën krenar shqiptarët, fiton titullin kampion bote në “Wako Pro” (Foto)

Kikboksieri kosovar, Shpetim Ahmetaj e ka zhvilluar të shtunën (mbrëmë) meçin për kampion bote në kategorinë “Wako Pro” kundër turkut të njohur, Kadir Tastan, të cilin e ka fituar në fund.
Meçi mes Ahmetajt dhe Tastanit është zhvilluar nga ora 20:00 dhe në sallën e sporteve “Karagaq” në qytetin e Pejë.
Ky meç i madh është fituar në fund nga kik-boksieri kosovar, Ahmetaj, i cili në fund u stolis me titullin kampion botë në “Wako Pro”.