Forcat amerikane bombarduan fabrika të drogës në Afganistann

 Forcat amerikane bombarduan disa fabrika për prodhimin e drogës në Afganistan.

“Sulmet ishin kahëzuar drejt burimeve të financimit të talebanëve”, deklaroi gjenerali Xhon Nikollson, duke shtuar se sulmet e tilla do të vazhdojnë.

Operacioni i përbashkët me forcat afgane u zbatua dje në mbrëmje në provincën jugore Helmand, e cila përveç që është qendër e prodhimit të drogës, gjithashtu, është edhe vatra më e madhe e talebanëve në Afganistan.

Zyra e presidentit afgan kumtoi se në Helmand janë shkatërruar tetë fabrika për përpunimin e drogës.

Kari Jusuf Ahmadi, zëdhënës i talebanëve, i hodhi poshtë këto pohime, dhe tha se nuk ekzistojnë fabrika të drogës.

Sipas Këshillit të Sigurimit të KB-së, talebanët vitin e kaluar fituan 400 milionë dollarë nga droga, që paraqet rreth  gjysmën e të ardhurave të përgjithshme të kryengritësve.

Afganistani këtë vit ka prodhuar më së shumti opium në historinë e vet – rreth 9.000 tonë, kumtoi para disa ditëve Zyra e KB-së për drogë dhe krim.