E Turpshme: Haradinaj përshëndeti kryeministren serbe me “Dobro vece”, ajo nuk ia ktheu (Pamje)

Kryeministri Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qenë pjesë e një darke pune në Bruksel.Gjatë fotografimit që është bërë me të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj ka zgjedhur që kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ta përshëndesë në gjuhën e saj, njofton Klan Kosova.

Derisa ka përshëndetur, kryeministrat tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini, në gjuhën angleze, e fundit ka qenë Bërnabiq, të cilën Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.Edhe pse Haradinaj këtu ka përshëndetur në serbisht Bërnabiq-in, ajo nuk ia ka kthyer, vetëm se me zgjatje dore.

Duke klikuar në hapsiren më poshtë keni mundesi të shikoni pamjet: