E Dhimshme! Nga skamja e familjes nga myku në shtëpi, i vdiq djali 8 vjeç (Video)

Familja 5-anëtarëshe Makolli nga Prishtina, jeton në kushte të vështira. Ata banojnë në shtëpinë e një pjesëtari të komunitetit rom. Të ftohtët dhe gjendja e rëndë sociale i shoqëron ata vit pas viti.Nëna e tre fëmijëve, Sahadete Makolli, thotë se këto kushte kanë bërë që djali i saj tetëvjeçar kishte vdekur, ku mjekët e kishin diagnostifikuar me tumor si shkak i mykut në shtëpi.

Sahadetja thotë se përveçse vetë është e sëmurë, njëjtë vuan edhe burri i saj, i cili për më keq, nuk është i aftë për punë.Sahadetja tregon se pa ndërprerë ka bërë kërkesa në Komunën e Prishtinës për ndihmë, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë.Lajmin e plote mund ta ndiqni ne video. /Gazeta Tribuna