Arrestohet për mashtrim me viza të 36 qytetarëve

Një burrë nga Peja është arrestuar nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët duke ju marrë rreth 11 mijë euro për t’iu siguruar viza pune.

Policia e Kosovës njofton se pas bastisjes në dy lokacione dhe një shtëpie private në Pejë ka gjetur dhe konfiskuar një mori provash materiale si kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të R. Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap top, dy fllash diska etj.

Duke klikuar në hapsiren më poshtë keni mundesi të shikoni videon: